Lajmet e fundit

Bëhet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës

, 22.11.2004




Sot, në hollin e Kuvendit të Kosovës filloi regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës. Regjistrimi i deputetëve u bë nga ora nëntë deri në orën 18. Sipas të dhënave, deri në orën 16 janë certifikuar 95 deputetë, nga gjithsej 120 sish sa ka Kuvendi i Kosovës. Gjatë tërë ditës stafi i administatës së Kuvendit të Kosovës ishte i angazhuar në mënyrë të veçantë për të kryer këtë proces me efektshmëri e cilësi.