Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës së Flamurit–28 Nëntorit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, qytetarëve të Republikës së Shqipërisë u dërgoi telegrame urimi, në të cilat thuhet:

, 26.11.2004




Të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, ua uroj Ditën e Flamurit, festë që shënon ditën e pavarësisë e të krijimit të shtetit modern, hyrjen e kombit shqiptar të dinjiteshëm dhe të pavarur në gjirin e popujve dhe të civilizimit evropian.
Kjo festë po i gjen shqiptarët të lirë dhe me prosperitet, të bashkuar rreth idealeve kombëtare, ndërsa Kosovën e gjen në prag të konstituimit të organeve qeverisëse, të dala nga vota e lirë dhe demokratike e popullit, unik në realizimin e synimit të pavarësisë së Kosovës, si zgjidhje e drejtë dhe e pranueshme për të gjithë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci