Lajmet e fundit
U mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës
, 03.12.2004
Në prani të korit diplomatik të akredituar në Prishtinë, të krerëve fetarë të Kosovës e të mysafirëve të tjerë të shumtë, sot u mbajt mbledhja konstiutive e Kuvendit të Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit. Në mbedhjen Kuvendit të Kosovës , të cilën e ka hapur deputeti më i moshuar, akademik Mark Krasniqi, me një fjalë rasti deputetëve u është drejtuar Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, Soren Jessen – Petertsen, i cili ka theksuar rëndësinë e suksesit të udhëheqjes së re të Kosovës në planin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror dhe sidomos për realizimin e standardeve , si parakusht për përcaktimin e statusit të Kosovës. Kryetar i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nga LDK- ja , kurse nga e njëjta parti anëtar i Kryesisë do të jetë Fatmir Sejdiu. Anëtarë të Kryesisë nga PDK-ja do të jenë Xhavit Haliti dhe Ramë Buja, nga AAK-ja, Naim Maloku, Orën do ta përfaqësojë në Kryesi Gazmend Muhaxheri, kurse nga një anëtar kryesie kanë mbetur ta zgjedhin deputetët serbë dhe ata të komuniteteve joshqiptare dhe joserbe. Dr. Ibrahinm Rugova është zgjedhur edhe për një mandat kryetar i Kosovës. Në raundin e parë kundërkandidat i tij nga PDK ishte Ramë Buja, i cili ka fituar 34 vota nga 100 deputetët që kanë votuar. Në ruandin e tretë Rugovës i kanë mjaftuar 64 votat e fituara për të siguruar mandatin e kryetarit të Kosovës. Presidenti Rugova e ka dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës dhe i ka dhënë mandatin kryetarit aktual të AAK-së ( anëtarit të koalicionit qeverisës në Kosovë) Rahush Haradinajt, për të emnëruar kabinetin e ministrave, i cili edhe është miratuar me shumicë votash. Përbërja e Qeverisë së Kosovës është si vijon: Ramush Haradinaj – kryeministër, Adem Salihaj – zëvendëskryeministër, Haki Shatri – ministër i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, Milihate Tërmkolli – ministre e Ministrisë së Shërbimeve Publike, Lutfi Haziri – ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Qemjajl Ahmeti – ministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Agim Veliu, ministër i Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Astrit Haraçia – ministër i Ministrisë për Kulturë, Sport dhe Çështje Jorezidente, Bajram Kosumi - ministër i Ministrisë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor, Ahmet Isufi – ministër i Ministrisë për Punë dhe Çështje Sociale, Bujar Dugolli – ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Sadik Idriz, ministër i Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë seancë plenare partitë kanë caktuar edhe shefat e grupeve parlamentare: Alush Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së, Jakup Krasniqi, i PDK-së, Bujar Dugolli, i AAK-së dhe Teuta Sahatçiu, e iniciativës qytetare ORA. Grupi i deputetëve serbë dhe deputetët e komuniteteve joshqiptare dhe joserbe shefat e grupeve parlamentare do t’i emërojnë më vonë.