Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti përfaqësuesin e Austrisë për Ballkanin, Thomas Mayr–Harting

, 08.12.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka pritur sot përfaqësuesin special për Ballkanin të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, ambasadorin Thomas Mayr –Harting.
Diplomati austriak, Harting është interesuar zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë, pas krijimit të institucioneve qendrore të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të tetorit. Ai ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së standardeve për Kosovën, çështjen e dilaogut Prishtinë-Beograd dhe atë të decentralizimit.
Kryeparlamentari Daci i ka vlerësuar shumë të sukseshme zgjedhjet e tetorit dhe shumë demokratike nënyrën e zgjedhjes së institucioneve, të dala nga këto zgjedhje. Ai e ka vlerësuar shumë të qëndrueshëm koalicionin qeverisës në Kosovë, kurse kryeministrin Haradinaj e ka cilësuar të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të tij në krye të Qeverisë. Me Haradinajn mund të bashkëpunohet, sepse është njeri që i mban premtimet e dhëna, është shprehur profesor Daci.
Numri një i legjislativit të Kosovës është shprehur optimist për përmbushjen e standardeve, para se të shyrtohet statusi i Kosovës, ndërkaq vëmendje të posaçme, në këtë takim, i ka kushtuar çëshjtjes së zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe ndihmës së shtetit austruiak në këtë plan.
Diplomati austriak, Harting, është shprehur se prania e Austrisë në Kosovë do të jetë afatgjate, siç do të jetë edhe ndihma për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e demokracisë në Kosovë.