Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti kryeadministratorin Petersen
, 10.12.2004
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, Seren Jessen-Petersen, e ka uruar kryeparlamentarin Daci për funksionin që i është besuar, ka vlerësuar punën e deritashme të Kuvenndit të Kosovës dhe ka folur për rëndësinë arritjeve të synimeve për zhvillimin ekonomik dhe për plotësimin e standardeve për Kosovën. Duke shprehur interesimin e faktorëve relevant ndërkombëtarë për zhvillimet pozitive në Kosovë, në periudhën kur do të fillojë përcaktimi i statusit të Kosovës, vitin 2005 Petersen e ka quajtur vit vendimtar për Kosovën.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka falenderuar kryeadministratorin Petersen për përfaqësimin e shkelqyeshëm të Kosovës në qendrat botërore të vendosjes.
Profesor Daci i ka premtuar shefit të UNMIK-ut bashkëpunim korrekt, mbi bazat e përgjegjësivbe të fituar me votën e lirë të elektoratit. Daci është zotuar se do të punojë bashkërish për të krijuar qetësi pune në institucionet tona, në mënyrë që të arrihen rezultate të kënaqshme për qytetarët e Kosovës.
Bashkëbiseduesit ishin plotësisht dakort për prioritetet e institucioneve të Kosovës në këtë mandat, për perspektivat e zhvillimit dhe për plotësimin e standardeve.
Daci dhe Petersen janë pajtuar që kontaktet e ndërsjella të jenë të rregullta, së paku një herë në muaj.