Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës franceze Thierry Reynard
, 13.12.2004
Shefi i Zyrës franceze në Prishtinë, Thierry Reynard, në kuadër të përgatitjes së agjendës për takimet e Grupit të Kontaktit me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ftesën për takimin e së enjtes. Në këtë takim diplomati francez e ka përgëzuar kryeparlamentarin Daci për rizgjedhjen në krye të legjislativit të Kosovës dhe i ka uruar sukses në udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj legjislature. Ai, ndërkaq, ka lavdëruar proceduarën demokratike të sencës plenare, në të cilën janë zgjedhur udhëheqësit e institucioneve të vendit.
Profesor Daci ka lavdëruar ndihmën e Konzorciumit për Mbështetje Kuvendit të Kosovës, i sponsoruar nga Asamblea Nacionale e Francës, Parlamenti Belg dhe Bundestagu Gjerman. Në këtë vështrim, ai është angazhuar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me Parlamentin e Francës, sidomos në planin e këshillëdhënies profesionale.
Kreu i legjislativit të Kosovës i ka premtuar diplomatit frncez se do të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Zyrën e Francës dhe se do ta njoftojë nga dorë e parë për strategjinë e punës dhe të zhvillimit të Kuvendit të Kosovës.