Lajmet e fundit

Daci priti edhe auditoren gjenerale në Kosovë, Inga-Britt Ahlenius

, 13.12.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka prituir sot një delegacion të Zyrës së Auditimit, të kryesuar nga auditorja gjenerale, Inga-Britt Ahlenius. Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë zëvendësauditori, Serafim Sofroniev, këshilltari Tomas Janhed dhe kryesuesit e departamenteve: Nimon Zeneli, Mujë Gashi dhe Imer Vitia, zonja Ahlenius e ka njoftuar kreun e legjisltivit të Kosovës me punën e deritashme të Zyrës së auditimit, për sukseset e arritura dhe për vështirësitë e hasura në procesin e kontrollit financiar të institucioneve të Kosovës. Ajo ka vlerësuar pozitivisht menaxhimin financiar të institucioneve të vendit. Kryeparlamentari Daci i ka dhënë mbështetje të plotë Zyrës së Auditimit në Kosovë, kurse kontrollin financiar të insitucioneve e ka cilësuar proces shumë të rëndësishëm për zhvillim dhe transparencë të vendeve në tranzicion, sidomos të Kosovës dhe të vendeve të tjersa të Ballkanit. Ai i ka porositur përgjegjësit e Zyrës së Auditimit, që gjatë punës në terren, të evidentojnë edhe zbatueshmërinë e ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, sidomos ato për prokurimet dhe financat.
Bashkëbiseduesit janë zotuar se do të bashkëpunojnë për mbarëvajtjen e insitucioneve dhe për interes të qytetarëve të Kosovës.