Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Amerikane në Kosovë, z. Philip Goldberg
, 15.12.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, priti sot në një takim shefin e Zyrës Amerikane në Kosovë, Philip Goldberg. Pasi i uroi zgjedhjen në postin e kryeparlamentarit të Kosovës, z. Goldberg shprehu edhe përgëzimet për procedurën demokratike të konstituimit e të zgjedhjes së institucioneve më ta larta të Kosovës. Në qendër të vëmendjes së bashkëbiseduesve ishin çështje të zhvillimit të Kosovës, me theks të veçantë në pozitën e realizimin e të drejtave të minoriteteve, duke u angazhuar për lëvizje të lirë të qytetarëve. Këto detyra do të jenë edhe një ndër prioritetet kryesore për ekzekutivin e Kosovës. Kryeparlamentari Daci dhe z. Goldberg u pajtuan për rëndësinë që ka ndihma amerikane për mbarëvajtje të punëve e të mbarë proceseve zhvillimore në Kosovë, në kuadër të së cilës me vite të tëra u realizuan shume projekte të përbashkëta të lirisë dhe të demokracisë. Kjo përkrahje e ky bashkëpunim, shoqëruar edhe me një ndihme të pakursyer të ekspertëve të lëmenjve përkatës, si edhe në të kaluarën, do të jetë i nevojshëm edhe në vijim, në rrugën e zhvillimeve të gjithmbarshme, për të përballuar të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Në këtë vështrim kërkohet përgjegjësi nga të gjitha institucionet e qytetarët në Kosovë, për të ecur sigurt drejt integrimeve evroatlantike.
Ndërkaq, duke folur rreth punëve të ardhshme që presin Parlamentin e Kosovës, u tha se theksi duhet të vihet sidomos në miratimin e ligjeve që do të jenë në funksion të përmbushjes së standardeve.
Ndërkaq, duke folur rreth punëve të ardhshme që presin Parlamentin e Kosovës, u tha se theksi duhet të vihet sidomos në miratimin e ligjeve që do të jenë në funksion të përmbushjes së standardeve.