Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit shqyrtoi propozimin e kryeministrit për emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës

, 20.12.2004




Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka shqyrtuar sot propozimin e kryeministrit për emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës dhe ka vendosur që listën e propozuar të zëvendësministrave ta nxjerrë për miratim në Seancën plenare të së mërkurës, më 22 dhjetor 2004.

Kandidatët e propozuar për zëvendësministra janë:

Hafiz Krasniqi–zv.ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit,
Astrit Ajeti–zv.ministër i Shëndetësisë,
Muharrm Ibrahimi–zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave,
Fevzi Berisha–zv.ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
Aziz Lila–zv.ministër i Pushtetit Lokal,
Merxhan Avdyli–zv.ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor,
Kadri Kryeziu–zv.ministër i Tregtisë dhe Industrisë,
Agron Dida–zv.ministër i Energjetikës dhe Minierave,
Lulzim Leci–zv.ministër i Punës dhe Mirëqeniers Sociale,
Mark Komoni–zv.ministër i Shërbimeve Publike, Angjelina Krasniqi–zv. ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Ibish Bajrami–zv.ministër për Kthim dhe Minoritete,
Tomë Hajdaraj–zv.ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Po në seancën e ardhshme, në të ciën është planifikuar të bëhet betimi i deputetëve, betimi i Qeverisë dhe shqyrtimi i programit të Qeverisë, do të miratohet edhe përbërja dhe udhëheqja e dhjetë komisioneve parlamentare të përhershme dhe e një komisioni ad-hoc.
Grupet parlamentare janë pajtuar për numrin e komisioneve, për përbërjen dhe udhëheqjen e tyre, konform rregullës 40 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës. Kësisoji LDK do t’i udhëheqë katër komisione parlamentare, PDK tri, AAK një, një komuniteti serb dhe një Grupi Parlamentar 6+.