Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës britanike, Mark Dickinson
, 23.12.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës britanike, Mark Dickinson dhe ka biseduar me te për objektivat e institucioneve të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e tetorit, me theks të veçantë për programin e Qeverisë dhe miratimin e legjislacionit.
Kryeparlamentari Daci është shprehur i kënaqur me procedurat e zgjedhjes së institucionve të Kosovës dhe me rrjedhën e seancës plenare, në të cilën është miratuar Programi i Qeverisë. Numri një i legjislativit të Kosovës e ka vlerësuar Programin e Qeverisë gjithpërfëshirës e të detajuar dhe është shprehur i bindur se ai edhe do të realizohet. Shefi i Zyrës britanike, Mark Dickinson, e ka uruar kryeparlamentarin Daci për rizgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë. Ai, ndërkaq, ka komplimentuar ritmin e punës së kryeministrit Haradinaj.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për rëndësinë tepër të madhe për ardhmërinë e Kosovës, që ka përmbushja me sukses e standardeve dhe në këtë vështrim është theksuar përshpejtimi i hartimit dhe i miratimit të legjislacionit, që e lehtëson përmbushjen e standardeve për Kosovën.