Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci uron qytetarët e besimit katolik me rastin e festës së Krishtlindjes

, 23.12.2004




Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, qytetarëve të besimit katolik u dërgoi një telegram urimi me këtë përmbajtje :” Të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit katolik ua uroj Krishtlindjet, me dëshirat më të mira që këto t’ i kalojnë në gëzim e mirëqenie në familjet e veta, së bashku me të afërmit, me miqtë dhe dashamirët. Në këto çaste të festimit të kujtojmë, të ndihmojmë dhe të përkujdesemi për të gjithë ata që kanë nevojë “ .