Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ndërmarrjes “Fruti”

, 30.12.2004




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin e Ndërmarrjes Private Prodhuese “Fruti”, zotin Besim Malsori dhe e ka përgëzar atë për epitetin e ndërmarrjes më e suksesshme e Kosovës për këtë vit, të shpallur ditë më parë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Kryeparlamentari Daci me këtë rast u ka dhënë mbështetje të plotë prodhuesve të vendit, të cilët, siç është shprehur ai, me mund, me sakrifica të mëdha dhe në një konjukturë të pavolitshme po bëjnë shumë për shtimin e prodhimit të vendit dhe për punësim të qytetarëve. Kreu i legjislativit të Kosovës ka premtuar mbështetjen e prodhuesve të vendit dhe miratimin e ligjeve që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Drejtori i Ndërmarrjes Private Prodhuese “Fruti”, Besim Malsori, ka folur për sukseset dhe vështirësitë, jo vetëm të ndërmarrjes së tij, por edhe të prodhuesve të tjerë të vendit dhe ka apeluar për politika ekonomike që e nxisin prodhimin e vendit dhe e mbrojnë atë nga vërshimi i mallërave të cilësisë së dyshimtë që vazhdojnë të importohen në Kosovë. Malsori, ndërkaq, e ka njoftuar profesr Dacin se ndërmarrja “Frutti” tash e tutje do ta furnizojë bufenë e Kuvendit të Kosovës me lëngje cilësore dhe me çmime më të lira se të prodhueve të jashtëm, një sasi e cilëve do të jetë thjeshtë promovuese.