Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës kanadeze, Moran

, 11.01.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, priti sot në një vizitë lamtumirëse shefin e Zyrës kanadeze në Prishtinë , Steephen Moran, i shoqëruar nga Ivan Jobin, konsull i Ambasadës kanadeze në Beograd. Takimi ishte në shenjë të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve të dyanshme frytdhënëse ndërmjet Kosovës e Kanadasë, megjithë faktin se kjo zyrë do të mbyllet , ndërsa aktivitetet që kanë të bëjnë me Kosovën do t’ i marrë përsipër Ambasada  kanadeze në Beograd. Kryeparlamentari Daci shprehu mirënjohje për kontributin e rëndësishëm e të shumanshëm që ka dhënë kjo zyrë në proceset e gjithmbarshme zhvillimore në Kosovë, veçanërisht në ristrukturimin e vendit dhe në zhvillimin e arsimit dhe të edukimit. Duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen, u tha se Kosova gjithnjë llogarit shumë në përvojën e madhe që ka shteti kanadez në sfera të ndryshme te jetës dhe të punës, sidomos kur është fjala për kultivimin e vlerave demokratike e të marrëdhëniet ndëretnike e të dygjuhësisë. Profesor Daci theksoi se Kosova është e interesuar të përfundojë me sukses Misioni i UNMIK-ut në vend, por jo të mbyllen zyrat e vendeve veç e veç. Bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje edhe segmenteve të tjera të situatës së përgjithshme në Kosovë.