Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti ministrin e jashtëm të Sllovenisë, Dimitrij Rupel
, 11.01.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dimitrij Rupel, i cili është edhe kryesues i radhës së OSBE-së dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, si dhe për mundësitë e gjera të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.
Në këtë takim, në të cilin merrnin pjesë edhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Paskal Fieski dhe bashkëpunëtorë të zotit Rupel, profesor Daci duke vlerësuar të arriturat e Sllovenisë në planin zhvillimit ekonomik, të demokracisë dhe të anëtarësimit në Unionin Evropian, ka shprehur konsideratat dhe besimin e qytetarëve të Kosovës në shtetin slloven dhe popullin e tij. Në këtë vështrim Daci ka kërkuar avokimin e shtetit slloven në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe është angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, sidomos në planin ekonomik, të teknologjisë dhe të investimeve.
Ministri i jashtëm slloven, Rupel, i ka vlerësuar të arriturat e Kosovës pas përfundimit të luftës dhe vullnetin e fortë të kosovarëve për liri, demokraci dhe përparim. Ai duke konstatuar mundësitë e gjera, sidomos për bashkëpunimin ekonomik, është zotuar se vendi i tij, edhe si kryesues i radhës së OSBE-së, do të angazhohet për mbarëvajtjen e punëve dhe përarimin gjithpërfëshirës të Kosovës.