Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë
, 12.01.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, u takua sot me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, kryesuar nga ambasadori Alexandros Mallias, drejtor i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Michaelis Spinelis, ambasador i Greqisë në Beograd dhe ambasadori Karolos Gadis, shef i ri i Zyrës greke në Prishtinë. Kryeparlamentari Daci në fillim vlerësoi bashkëpunimin mjaft të frytshëm me Zyrën greke në Prishtinë, e cila është ndër të parat që është hapur në Kosovë. Këto raporte të shkëlqyeshme, theksoi në vijim profesor Daci, përshkohen me pikëpamje të përbashkëta për ardhmërinë e Kosovës dhe të Rajonit. Në këtë vështrim u fol posaçërisht për përpjekjet që do të bëhen për përfshirje në korridoret që do të mundësojë ndërlidhjen me ato evropiane.
Kryeparlamentari Daci premtoi se do të inkurajojë biznesin kosovar dhe politikën vendëse që të jenë të hapura në bashkëpunimin me Greqinë, në funksion të një ardhmërie të përbashkët që e pret Rajonin. Takimi u përshkua nga një frymë e afërt, pa dallime në mendime se si duhet të ecin bashkërisht të dy vendet në të ardhmen.