Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të sindikatës së Stantërgut
, 13.01.2005
Një delegacion i Sindikatës së Pavarur të minierës me flotacion “Trepça”-Stantërg, i kryesuar nga Hasan Potoku, kryetar dhe i shoqëruar nga deputeti Ibush Jonuzi, e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me problemet dhe vështirësitë e minatorëve. Udhëheqja sindikale e Stantërgut me këtë rast ka shtruar edhe një varg kërkesash për institucionet e Kosovës, lidhur me përmirësimin e kushteve të minatorëve dhe aktivizimin e prodhimit në minerat e Kosovës. Kryeparlamentari Daci ka vlerësuar kontributin prej disa dekadash të minatorëve për mirëqenien e vendit, për rezistencën dhe lëvizjen çlirimtare në Kosovë. Ai, ndërkaq, i ka këshilluar minatorët që të vazhdojnë me kërkesat e tyre të drejta.
Daci është shprehur se institucionet qendrore të Kosovës veprojnë në mënyrë unike. Në këtë vështrim, ai është zotuar se Kuvendi i Kosovës do ta mbështesë Qeverinë në programin e saj social dhe ekonomik për përmirësimin e kushteve të jetës e të punës së minatorëve dhe për aktivizimin e minierave të Kosovës.