Lajmet e fundit
Mbledhje konstituive e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 13.01.2005
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen konstuitive të komisionit dhe ka përcaktuar planin dhe prioritetet e punës. Mbledhja është zhvilluar në frymë të bashkëpunimit dhe të interesit unik për punë të sukseshme të komisionit. Ka qenë vlerësim i komisionit që tash e tutje të gjitha projektligjet që i vijnë Kuvendit të Kosovës për miratim, detyrimisht të shoqërohen edhe me koston e implikimeve buxhetore. Komisioni ka debatuar edhe për Buxhetin e Kosovës që pritet të miratohet. Në këtë vështrim është vlerësuar se në funksion të marrjes së kompetencave për përpilimin dhe miratimin e Buxhetit të Kosovës, duhet bërë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.