Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, dënoi ashpër sulmin kriminal në Prizren
, 13.01.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, dënoi ashpër sulmin kriminal në Prizren dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së policit ndërkombëtar. Duke theksuar se policia e UNMIK-ut po kryen tash e pesë vjet një punë me përkushtim të madh për mbrojtjen e jetëve dhe të pasurisë së qytetarëve të Kosovës, Daci e cilësoi këtë si një akt të turpshëm e qyqar të drejtuar kundër ardhmërisë së Kosovës dhe kërkoi një hetim të shpejtë e rezultativ që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.