Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti udhëheqjen komunale të Kastriotit
, 14.01.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot udhëheqjen kumunale të Katriotit, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit Komunal, Ismet Hashani.
Hashani ka shprehur qëndrimin unik të udhëheqjes komunale për suksesin e ndërtimit dhe të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga lufta dhe nga trazirat e marsit të vitit të kaluar. Ai ka theksuar se 95 për qind e objekteve të ndërtuara dhe të rindërtuara në këtë komunë janë pronësi e banorëve serbë, ndërkaq ka pohuar se janë shënuar hapa të mirë në sigurinë e lëvizjes së qytetarëve.
Duke folur për prapambeturinë ekonomike të komunës së Kastriotit, e cila në një pjesë të mirë shtrihet mbi rezervat e pasura të thengjillit, Hashani ka konstatuar se problemet më të mëdha të komunës janë pikërisht ndotja e ambientit dhe KEK-u, i cili, siç është shprehur ai, nuk ka bërë asgjë për përparimin ekonomik të Kastriotit.
Udhëhqësit komunal të Kastriotit e kanë njoftuar kryeparlamentarin Daci me hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e problemit të kampit të Plemetinit, duke i kthyer qytetarët në pronat e tyre nëpër komuna të Kosovës dhe ndërtuar një ndërtesë të përbashkët për të pastrehët. Kryetari i legjistlativit të vendit, Nexhat Daci, ka mbështetur udhëheqjen komunale të Kastriotit në synimet e tyre dhe është angazhuar për përgjegjësi shtesë të komunave për zhvillimin e lokaliteteve të tyre. Ai, ndërkaq, është shprehur se serbët e Kosovës duhet ta kuptojnë realitetin e ri të Kosovës dhe ka premtuar se në rrugë institucionale do të zgjidhen të gjitha problemet e qytetarëve.