Lajmet e fundit
Nga mbledhja konstituive e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe për Kthim
, 17.01.2005
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe për Kthim të cilin e kryesoi zonja Sanije Aliaj, nënkryetar i parë i komisionit, mbajti sot mbledhjen konstituive në të cilën u diskutua lidhur me qëllimet themelore dhe detyrat e punës së Komisionit i cili bazën e vetë e ka në Kornizën Kushtetuese të Kosovës dhe Rregulloren e Përkohshme të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje konstituive nga gjithsej 13 anëtarë sa ka Komisioni, u formua nënkomisioni prej 5 anëtarëve, i cili do të hartojë Planin dhe Programin e Punës së këtij Komisioni për 3 mujorin e ardhshëm. Në mbledhje, ndër të tjera u diskutua edhe lidhur me atë se Komisioni duhet ta ketë bashkëpunimin e plotë dhe frytdhënës me komisionet simotra në nivel të komunave, pastaj që të kërkohet nga Qeveria e Kosovës që kohë pas kohe ta informojë Komisionin mbi realizimin e standardeve ndërsa në kuadër të vizitave vendeve të tjera, Komisioni të njoftohet me përvojat e atyre vendeve në mënyrë që ato përvoja Komisioni t'i bartë dhe zbatojë edhe tek ne në Kosovë.
Në këtë mbledhje Komisioni nxori edhe vendimin (me kërkesë dhe insistim të dy anëtarëve të Komisionit) që Sekretaria e Kuvendit në formë të shkruar t'ia paraqesë Komisionit procedurën mbi mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këtij Komisioni.