Lajmet e fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës shyrtoi rendin e punës për Seancën e 26 janarit
, 18.01.2005
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka shqyrtuar sot rendin e punës për Seancën plenare të 26 janarit, propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryetarit të Komisionit për Prokurim Publik, kërkesën e Grupit Parlamentarë të PDK-së për thirrjen e një seance të veçantë të Kuvendit të Kosovës lidhur me procesin e decentralizimin, si dhe kërkesa të ndryshme të deputetëve.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në fillim të kësaj seance do ta mbajë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës një fjalë për gjendjen e përgjithshme në Kosovë.
Kryesia ka vendosur që në seancën e 26 janarit t’i nxjerrë për shqyrtim të parë: Projektligjin për Inspektoratin e Tregut, atë për të Drejtat e pjesëtarëve të Luftës së UÇK-së, atë për Prokurorin Publik të Kosovës, atë për Mbrojtjen e Dëshmorëve, pastaj Projektligjin për mbështejtjn e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, atë për Lirinë e asociacionit në OJQ, atë për Sigurimet shëndetësore, atë për Verërat, dhe atë për Përkujdesjen ndaj kafshëve. Po në këtë seancë do të shqyrtohen Projektligji për tashëgëminë kulturore dhe ai për Teatrin, si dhe Projektligji për aprovimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe Përvetësimet për periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor 2005. Do të shqyrtohen edhe Projektligji për produketet e ndërtimit dhe ai për Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/2 për menaxhimin e financave publike.
Kryesia, sipas kërkersës së Grupit Parlamentar të PDK-së, ka vendosur që njërën nga seancat e ardhshme t’ia kushtojë procesit të decentralizimit.
Anëtarët e Kryesisë kanë kërkuar gjithashtu që deputetëve t’u prezantohet ndonjë material bazë (i Qeverisë së kaluar ose i Qeverisë së tashme) lidhur me decentralizimin.