Lajmet e fundit

Konkluzionet e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport

, 18.02.2004




KONKLUZIONE
Nisma për themelimin e Operas dhe Baletit të Kosovës ёshtё bërë por nuk ёshtё jetësuar as përafërsisht në baza profesionale dhe tё akteve juridike përcjellëse.
Themelimi i Operas në kuadër të Filharmonisë së Kosovës mund të pranohet vetëm si një bërthamë nga e cila sa më shpejt duhet të dalë institucioni i mëvetësishëm i Operas dhe Baletit të Kosovës.
Themelimi dhe përbërja e Këshillit të Filharmonisë, pjesë e së cilës është Opera, dhe e Këshillit Artistik duhet të jenë transparent.
Profesionistët duhet të konsultohen më shumë dhe të inkuadrohen në themelimin e Operas dhe Baletit të Kosovës.
Veprimet e deritanishme kanë qenë jotransparente dhe përqendrimi është bërë në një realizim skenik e jo për themelim të mirëfilltë të institucionit.
Nuk është respektuar instituti i konkursit dhe nuk janë bërë kontrata, ndërsa pagat dhe honoraret nuk janë dhënë sipas procedurave të obligueshme.
Kërkohet një bashkëpunim më korrekt dhe më i drejtpërdrejtë i Ministrisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Jorezidenciale me Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e komisionit
Edi Shukriu