Lajmet e fundit

Nga mbledhja konstituive e Komisionit të ekonomisë, të tregtisë, të industrisë, të energjetikës, të transportit dhe të telekomunikacionit

, 18.01.2005




Komisioni i ekonomisë, i tregtisë, i industrisë, i energjetikës, i transportit dhe i telekomunikacionit i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi z. Fatmir Rexhepi, kryetar, mbajti sot mbledhjen konstituive në të cilën e vetmja pikë e rendit të ditës ishte përcaktimi i qëllimeve themelore dhe i detyrave të punës së këtij Komisioni në periudhën e ardhshme.
Në mbledhjen konstituive, përveç tjerash u tha se një nga detyrat parësore të këtij komisioni duhet të jetë shqyrtimi i mirë i Projektligjeve që dërgohen nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe e ministrive të tjera që kryesisht merren me ekonomi dhe industri. Përveç kësaj, puna e Komisionit duhet të fokusohet edhe në procestet e privatizimit dhe të koncesioneve, sidomos në fushën e energjetikës, të transportit dhe të telekomunikacionit. Njëherësh, Komisioni duhet të ketë një bashkëpunim të frytshëm me komisionet simotra në vendet e tjera të jashtme, ku do të njihej me përvojat e tyre, në mënyrë që pastaj ato përvoja të zbatohen edhe në Kosovë.
Në këtë mbledhje njëherësh u konkludua se duhet të organizohen edhe debate publike lidhur me ato fusha dhe tema për të cilat është i angazhuar ky Komision.