Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci u takua me një delegacionin të “Focus Group”

, 18.01.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, u takua sot me një delegacionin të ekspertëve të BE-së të “Focus Group”, kryesuar nga z. Francois Roger-Cazala . Në qendër të vëmendjes së këtij takimi ishte zhvillimi i Zyrës së Auditorit Gjeneral në Kosovë dhe roli i Kuvendit të Kosovës në këto rrjedha . Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm , duke u angazhuar për raporte edhe më të avancuara ndërmjet këtij institucioni dhe Kuvendit të Kosovës.
Zyra e Auditorit Gjeneral në Kosovë tashmë ka shtrirë aktivitetin e vet edhe nëpër komuna, duke u përqendruar sidomos ne lëmin e realizimit të ligjeve dhe të çështjeve financiare. Të gjitha këto dëshmojnë se themelimi dhe funksionimi i Auditorit Gjeneral në Kosovë është me dobi të shumëfishtë për Kosovën, si vend në tranzicion. Puna e këtij institucioni ndihmon në krijimin dhe punën e përgjegjshme të institucioneve, sidomos në lëmin e financimit, por edhe në segmente të tjera, madje edhe me efekte parandaluese drejt evitimit të mangësive dhe dukurive negative. Në këtë vështrim është e udhës që si zgjedhja ashtu edhe puna e Auditorit Gjeneral të rregullohet me ligj, i cili do të nxirrej nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Ky bashkëpunim i ndërsjellë, vlerësoi kryeparlamentari Daci, inkuadrohet mjaft mirë në raportet e gjithmbarshme ndërmjet Kosovës dhe UNMIK-ut, të cilat pas ardhjes së kryeadministratorit të ri, janë gjithnje e më të mira.