Lajmet e fundit
U konstituua Komisioni për Çështje Gjyqësore ,Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, me nënkomisionet për Barazi Gjinore ,për Peticione e Ankesa Publike dhe për Personat e Pagjetur
, 19.01.2005
Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, me nënkomisionet për Barazi Gjinore, për Peticione e Ankesa Publike dhe për Personat e Pagjetur, i kryesuar nga Hydajet Hyseni, është konstituuar dhe ka përvijuar detyrat, obligimet dhe programin e punës.
Është vlerësuar se duke pasur parasysh gamën e gjerë të këtij komisioni, i cili, për shkak të fuzionimit të disa komisioneve nga legjislatura e kaluar, është ngarkuar me detyra të shumta edhe jashtë fushës së legislacionit, duhet që në një kohë jo shumë të largët të krijojë një ose dy nënkomisione : për çështjen e të zhdukurve dhe për petecione dhe ankesa publike. Komisioni i ka 12 anëtarë, kurse nënkryetarë të tij janë emëruar Kolë Berisha nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe Shpresa Murati nga Grupi parlamentar GP 6+.
Është paralajmëruar se komisioni do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Projektin për Mbështetje Kuvendit dhe me ekspertë të ndryshëm vendës, si dhe do të organizojë dëgjime publike për çështje me interes për vendin.