Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti komandantin e TMK-së, gjeneralleitnant Agim Çeku
, 19.01.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka pritur sot komandantin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneralleitnant Agim Çeku dhe ka biseduar me te për rëndësinë e TMK-së, për ngritjen dhe rritën e saj të vazhdueshme, por edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohen në punën e përditshme.
Gjeneral Çeku e ka noftuar kryeparlamentarin Daci me sukseset e deritashme të TMK-së në rrugën e saj të profesionalizmit të vazhdueshëm dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë propozimit të TMK-së për kryerjen e detyrave ceremoniale për tri institucionet kryesore të Kosovës.
Profesor Daci e ka lavdëruar TMK-në në përmbushjen me sukses të standardeve, para institucioneve të tjera të Kosovës. Ai ka premtuar mbështetje të plotë institucionale për TMK-në dhe është shprehur optimist se Kosova kurrë më nuk do të jetë pa forcën e saj mbrojtëse. Fati i trupave të Mbrojtjes së Kosovës do të jetë fat i institucioneve të Kosovës, ka thënë Daci, i cili është shprehur optimist se Kosova këtë vit do ta arrijë atë për të cilën populli i Kosovës, për pesëmbëdhjetë vjet është angazhuar me rezistencë paqësore, me diplomaci dhe me luftë çlirimtare. Ai e ka porositur komandantin Çeku që TMK-ja të jetë institucion, ku përfaqësuesit e minoriteteve të ndjehen të barabartë dhe ushtarakë me dinjitet. Ky vit do të jetë vit i Kosovës është shprehur komandanti i TMK-së , gjeneralleitnant Agim Çeku, i cili vizitën e tij e ka motivuar me bashkëpunimin institucional të Kosovës në të gjitha nivelet, për të qenë të suksesshëm në përmbushjen e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar që të vazhdojnë të thellohen kontaktet dhe komunikimi i ndërsjellë.