Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për arsim,shkencë,teknologji , kulturë , rini dhe sport

, 24.01.2005




Komisioni për arsim, shkencë, teknologji , kulturë , rini dhe sport i Kuvendit të Kosovës , kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar , në mbledhjen e sotme përvijoi disa nga drejtimet e punës dhe të prioriteteve të këtij komisioni gjatë këtij mandati.U tha se ky komision ngërthen në vete sidomos dy fusha të mëdha , siç janë arsimi dhe kultura që kanë implikime të mëdha shoqërore.Shih për këtë, para anëtarëve të komisionit shtrohen detyra të mëdha, posaçërisht kur është fjala për shqyrtimin e projektligjeve nga segmenetet që mbulon ky komision. Ky komision duhet të ndjekë për së afërmi edhe punën e ministrive , për të qenë ato më të përgjegjshme ndaj Kuvendit të Kosovës. Në këtë frymë anëtarët e komisionit u angazhuan që , jo vetëm të bëhet një plan pune përë tërë komisionin, por në kuadër të tij, të dihen edhe angazhimet e secilit anëtar veç e veç.U morën angazhime edhe për pjesëmarrje gjatë debatit në mbledhjen e 26 janarit të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen edhe Projektligji për trashëgiminë kulturore dhe ai për Teatrin.