Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale
, 25.01.2005
Komisionin për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale të Kuvendit të Kosovës e presin detyra të mëdha , duke ditur se fushëveprimtaria e tij ngërthen në vete probleme të ndieshme të shoqërisë sonë, që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit dhe të strategjisë në shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, si dhe përcjelljen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore. Gjithë kjo shtron nevojën për një bashkëveprim e koordinim të punëve edhe me ministritë përkatëse. Këto ishin disa nga konstatimet kryesore të mbledhjes së sotme konstituive të Komisionin për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Fatmire Mulhaxha – Kollqaku, kryetare. Pjesëmarrësit u angazhuan të bëjnë si praktikë që projektligjet para se të dalin në seancë plenare të Kuvendit, të shqyrtohen në këtë komision. Në këtë vështrim u theksua posaçërisht fakti që sponzoruesi i projekligjit të jetë i obliguar të parashohë edhe sigurimin e mbështetjes financiare me rastin e zbatimit të ligjit në praktikë.