Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti ndërmjetësuesin ndërkombëtar Christian Schwarz

, 25.01.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot ndërmjetësuesin ndërkombëtar, Christian Schwarz, i cili ka punuar 26 vjet me radhë në Bundestagun gjerman, ndërsa ndërkohë 10 vjet është marrë me ndërmjetësim konfliktesh në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kryeparlamentari Daci i ka folur ndërmjetësuesit gjerman për zhvillimet në Kosovë dhe përgatitjet e institucioneve të vendit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë vështrim ai e ka vlerësuar kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e problemeve.
Zoti Schwarz e ka njoftuar kreun e legjislativit të Kosovës me punën e tij dhjetëvjeçare në ndërmjetësimin e konflikteve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me programin e impelementuar atje. Ai gjithashtu është shprehur se një program të ngjashëm mëton ta implementojë edhe në Kosovë. Kryeparlamentari Daci i ka thënë mysafirit gjerman se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë duhet të kenë parasysh specifikat e Kosovës dhe të mos përpiqen të implementojnë programe të provuara në mjedise të tjera.