Lajmet e fundit

Daci priti në takim lamtumirës zotin Lambsdorf

, 25.01.2005




Kryeparlamentari Daci e ka pritur në një takim lamtumirës ish-kreun e Shtyllës IV të UNMIK-ut, zotin Nikollas Lambsdorf dhe e ka falënderuar për punën e tij trevjeçare në Kosovë, duke i dëshiruar sukses në detyrën e re.
Lambsdorf, i cili ka vlerësuar të arriturat e Kosovës në këtë periudhë të tranzicionit, është shprehur se do të vazhdojë të jetë një mik i Kosovës dhe të përpiqet ta përqendrojë vëmendjen e Gjermanisë, jo vetëm në misionin paqeruajtës, por edhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se marrëdhëniet ndërmjet kreut të UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës janë shumë të mira dhe janë shprehur optimistë se me bashkëkombësin e zotit Llambsdorf në krye të Shtyllës IV, do të shkojë mirë procesi i privatizimit.