Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, vizitoi Zyrën Ndërlidhëse të Shqipërisë në Kosovë
, 25.01.2005
Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, vizitoi Zyrën Ndërlidhëse të Shqipërisë në Kosovë, ku u prit nga shefi i Zyrës, ambasadori Bashkim Rama. Në bisedën e përzemërt u trajtuan çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve, si dhe shqyrtimi i formave konkrete të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, e përgëzoi punën e Zyrës së Shqipërisë në Kosovë, përkushtimin e saj në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjithë lëmenjtë.Kryeparlamentari e vlerësoi lart paansinë e Zyrës në proceset politike në Kosovë, duke theksuar njëherit se edhe Kosova bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera të Shqipërisë, pa marrë parasysh se cila parti apo subjekt është në pushtet, që është përcaktim i qytetarëve të Shqipërisë dhe që duhet respektuar. Ambasadori Bashkim Rama pasi falënderoi kryeparlamentarin e Kosovës, Nexhat Daci, për këtë vizitë, theksoi se bashkëpunimi dhe ndërlidhjet janë shumë të rëndësishme në avancimin e proceseve në Kosovë. Ato janë në interes të popullit shqiptar andej dhe këndej kufirit, duke potencuar gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar dhe për t’ u gjendur përkrah Kosovës, në të gjitha çështjet dhe në të gjitha situatat.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjidhja e statusit të Kosovës, sipas vullnetit të shprehur të popullit të saj, do të ishte e vetmja zgjidhje e drejtë që do të qetësonte rajonin, duke mundësuar njëherit edhe integrimet evroatlantike.