Lajmet e fundit
Nga Sesioni plenar i Kuvendit të Kosovës
, 26.01.2005
Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka mbajtur sot para deputetëve, të mbledhur në Sesionin Plenar të Kuvendit të Kosovës, fjalimin e tij tradicional për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, duke përvijuar proceset në vazhdim lidhur me statusin e Kosovës, plotësimin e standardeve, privatizimin dhe decentralizimin, si dhe ka shkoqitur segmente të shumta të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Rugova ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me faktorët ndërkombëtarë të vendosjes dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Po në këtë Sesion plenar deputetët kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Haradinaj për emërimin e Sllavisha Petkoviqit ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Deputetët, ndërkaq, po sot kanë shqyrtuar për herë të parë pesë projektligje të reja. Pas shqyrtimit kritik nga deputetët, Projektligji për Inspektoratin e Tregut, Projektligji për të Drejatat e Pjesëtarëve të Luftës së UÇK-së, Projektligji për Prokurorinë Publike të Kosovës, Projektligji për Mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Projektligji për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesmejë u janë përcjellë për amendamentim komisioneve kryesore dhe atyre funksionale.
Kuvendi i Kusovës vazhdon punën të enjten, më 27 janar, në orën 10:00. Do të vazhdojë shqyrtimi për herë të parë edhe i njëmbëdhjetë projektligjeve të tjera.