Lajmet e fundit
Nga dita e dytë e Sesionit plenar të Kuvendit
, 27.01.2005
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në ditën e dytë të Sesionit plenar kanë shqyrtuar për herë të parë tetë projektligje, shtatë nga të cilët i ka miratuar në parim dhe ua kanë përcjellë komisioneve kryesore dhe atyre funksionale për amendamentim.
Deputetët kanë miratuar në parim Projektligjin për lirinë e asocimit në OJQ, atë për Sigurimet shëndetësore, atë për Verërat, atë për Ujitjen e tokave bujqësore dhe atë për Përkujdesjen ndaj kafshëve. Po sot deputetët e kanë miratuar në parim Projektligjin për produktet e ndërtimit dhe Projektligjin për teatrin.
Për shkak të gjuhës së pakultivuar juridike dhe të gabimeve të shumta gjuhësore, por edhe për shkak të mbulimit të pamjaftueshëm të fushës që i dedikohet, Projektligji për trashëgiminë kulturore i është kthyer për plotësim sponsorizuesit (Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit).
Sesioni plenar i Kuvendit të Kosovës vazhdon nesër ( e premte, 28 janar) në orën 10.
Do të shqyrtohen katër projektligje të tjera si dhe propozimvendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryetarit të Komisionit për Prokurim Publik.