Lajmet e fundit
Nga dita e tretë e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
, 28.01.2005
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në ditën e tretë të seancës plenare , kanë arritur që pas diskutimesh të shumta dhe të kontestimit nga grupet parlamentare opozitare, ta miratojnë në parim Projektligjin për miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe të Përvetësimeve për periudhën kohore prej 1 janarit deri më 31 dhjetor. Për mungesë kuorumi ( mungonin numër i madh i deputetëve) nuk u procedua për pika të tjera të rendit të ditës. Megjithëse ishte planifikuar që Seanca plenare të përfundonte sot, kanë mbetur pa u shqyrtuar Projektligji për Komisionin e pavarur të mediave dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/2, si dhe propozimvendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryetarit të Komisionit për prokurim publik. Seanca plenare do të vazhdojë të hënën, më 31 janar, në orën 11:00.