Lajmet e fundit
Nga mbledhja konstitutive e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor
, 31.01.2005
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Komisionit Rifat Krasniq e mbajti sot mbledhjen konstitutive e cila kishte të vetmen pikë të rendit të ditës, qëllimet kryesore dhe detyrat e punës së këtij Komisioni gjatë periudhës së ardhshme.
Në këtë mbledhje, përveç të tjerash, u tha se njëra nga detyrat prioritare të këtij Komisioni, duhet të jetë shqyrtimi i gjithanshëm i projektligjeve të cilat vijnë nga Qeveria dhe ministritë përkatëse e që kanë të bëjnë kryesisht me fushëveprimin e këtij Komisioni. Njëherit ky Komision duhet të zhvillojë bashkëpunim të frytshëm me komisionet e përkatëse të kuvendeve komunale si dhe me vendet e tjera, me qëllim që të njihet me përvojat e tyre në këtë fushë që do të zbatoheshin edhe te ne në Kosovë.