Lajmet e fundit

Ka përfunduar punën Komisioni për Rregullorën

, 31.01.2005




Komisioni ad hoc parlamentar për Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Hajredin Kuçi, kryetar i komisionit, ka përfunduar punën për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës.
Ndër anëtarët e komisionit ka mbretëruar mirëkuptim i plotë dhe se ndryshimet e propozuara janë miratuar me konsensus të plotë.
Është vlerësim i përgjithshëm se ndryshimet e miratuara në Rregulloren e punës së Kuvendit, legjislativin e Kosovës e bëjnë më funksional, më demokratik dhe e zgjerojnë dukshëm hapësirën për debat lidhur me miratimin e ligjeve dh shqyrtimin e çështjeve me rëndësi për vendin.