Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci vizitoi selinë e AAK-së
, 23.02.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, prof. Nexhat Daci, sot vizitoi selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ku u prit nga kryetari Ramush Hajradinaj dhe antarët e kryesisë së kësaj partie. Kryeparlamentari Daci, shprehu shqetësimin e tij të thellë dhe brengosjen për atentatin e bërë ndaj Ministrit të Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor, Ethem Çeku, duke e konsideruar këtë si sulm ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj organeve që i ka zgjedhur Kuvendi i Kosovës. Ai e dënoi sulmin si një akt të dhunshëm kundër jetës së bartësve të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, që kishte për qëllim destabilizimit e rrjedhave në Kosovë.
Kryetari Daci i shprehu dëshirat për shërim të shpejtë të ministrit Ethem Çeku, të udhëheqësve lokalë të AAK-s dhe të dy pjestarëve të TMK-s, si dhe urimin që këta sa më shpejtë t’u kthehen familjeve dhe punëve të veta për të mirën e Kosovës.
Ramush Haradinaj, pasi falendëroi kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Dacin, për këtë vizitë, si një shenjë përkrahjeje për AAK-n në këto momente dhe si dënim të dhunës, shprehu kënaqësinë që ky sulm i paramenduar nuk pati pasoja fatale. Është mirë që edhe me këtë rast të gjitha institucionet dhe të gjitha subjektet janë bashkë në dënimin e këtij krimi, tha Haradinaj.