Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti ombudspersonin Nowicki
, 04.02.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot ombudspersonin e Kosovës, Marek Antoni Nowicki dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për të arriturat demokratike dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Profesor Daci ka vlerësuar punën më përkushtim të ombudspersonit Nowicki në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai e ka garantuar zotëri Nowickin se Kuvendi dhe institucionet e Kosovës po i përmbushin me sukses standardet ndërkombëtare në lëmin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe se në institucionet e Kosovës minoritetet janë të përfaqësuara në një shkallë më të lartë se sa përqindja e tyre në popullsinë e Kosovës. Ombudspersoni i Kosovës Marek Antoni Nowicki, nga ana e tij ka vlerësuar përparimet demokratike në Kosovë dhe kujdesin e manifestuar për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ai ndërkaq është shprehur se Kosova duhet t’i përmbushë standardet ndërkombëtare në sferën e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, sidomos të bashkësive etnike dhe është angazhuar për dialog të përhershëm ndërmjet komuniteteve.
Bashkëbiseduesit janë zotuar se do ta vazhdojnë ta thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe janë pajtuar se Rekomandimet e Këshillit të Evropës fuqizojnë Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit.
Bashkëbiseduesit janë zotuar se do ta vazhdojnë ta thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe janë pajtuar se Rekomandimet e Këshillit të Evropës fuqizojnë Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit.