Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 08.02.2005




Komisioni për Buxhet dhe Financa, i drejtuar nga Naser Osmani, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar sot Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2005 dhe me konsensus të plotë është pajtuar për amendamentimin e tij, sipas propozimeve nga seanca e fundit parlamentare, në të cilën është miratuar në parim. Në mbledhjen e komisionit merrnin pjesë edhe ministri i ministrisë për Ekonomi dhe Finana, Haki Shatri, me këshilltarët e tij si dhe këshilltarët e USAID-it. Zëra të veçantë të këtij projektligji si dhe të Përvetësimeve për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor 2005 kanë mbetur të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të komisionit që do të mbahet të enjten e ardhshme.