Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës dhe Kryetari Daci dënojnë sulmin kundër deputetit Ivanoviq

, 09.02.2005




Sulmi i dhunshëm në Mitrovicë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës zotëri Oliver Ivanoviq, me ç’rast me eksploziv u shkatërrua automobili i tij,u prit me indinjatë të thellë dhe u përjetua si sulm ndaj institucioneve të Kosovës dhe të personaliteteve që angazhohen për dialog e mirëkuptim, si dhe për punë institucionale e ligjore në zgjidhjen e të gjitha çështjeve.
Duke e vlerësuar këtë akt si qyqar dhe të drejtuar kundër stabilitetit e mirëkuptimit në Kosovë kërkohet nga organet e hetuesisë e të drejtësisë që kryesit e kësaj vepre të shëmtuar të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimin e merituar.