Lajmet e fundit

Mbledhje e Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrim në UE

, 10.02.2005




Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Kuvendit të Kosovës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrim në UE, e cila u mbajt nën kryesinë e prof.dr. Sabri Hamitit, kryetar i Komisionit, u fol për programin e punës së këtij Komisioni gjatë këtij viti. Me këtë rast u theksua nevoja e intensifikimit të punës së Komisionit në raport me institucionet ndërkombëtare, si dhe u shtrua kërkesa e kompletimit të zyrës së këtij Komisioni. Komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrim në UE shprehu gatishmërinë e vet për pjesëmarrje në aktivitetet e politikës së jashtme të institucioneve të Kosovës, duke kërkuar të unifikohet Protokolli i Kuvendit për bashkëpunim ndërkombëtar. Ky komision do të shtojë aktivitetin e vet politik në kontakte të drejtpërdrejta gjatë gjithë vitit 2005, që është vit i rëndësisë së veçantë për zhvillimet në Kosovë, në veçanti për statusin e saj politik .