Lajmet e fundit
Kryesia shqyrtoi rendin e punës për Seancën e 23 shkurtit
, 17.02.2005
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka caktuar sot rendin e punës për Seancën plenare të 23 dhe ka shqyrtuar një sërë çështjes të miratimit të legjislacionit dhe të funksionimit të Kuvendit. Kryesia ka vendosur që në seancën vijuese t’i nxjerrë për shqyrtim shtatë projektligje.
Për herë të dytë do të shqyrtohen Projektligji për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe përvetësimet për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor 2005, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, ai për Verërat dhe ai për Lirinë e asociacionit në OJQ.
Për herë të parë, ndërkaq, do të shqyrtohen Projektligji për shërbimet sociale dhe familjare, ai për Mbrojtjen e natyrës dhe ai për Banim. Kryesia po sot ka shqyrtuar kërkesën e Ombudspersonit për formimin e Komisionit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut ( sipas qëndrimit të Këshillit të Evropës) dhe ka konstatuar se materia në fjalë mund të përfshihej në një nënkomision brenda komisioneve ekzistuese. Kryesia gjithashtu ka shqyrtuar një shkresë të PSSP-së, e cila kishte të bënte me procedimin e Projektligjit për Prokurorinë Publike dhe Projektligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, me vërejtjen se çështjet që mëtojnë të rregullojnë ato, janë kompetenca të rezervuara. Lidhur me vonimin e shpalljes së ligjeve të miratuara, ndërkaq, Kryesia ka autorizuar Departamentin Ligjor të Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare që të takohen me Zyrën Ligjore të UNMIK-ut, në funksion të përshpejtimit të shpalljes së ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Kryeparlamentari Daci i ka njoftuar anëtarët re Kryesisë edhe me përmbajtjen e një letre të presidentit Rugova drejtuar kryetarit të Kuvendit, në të cilën kërkohet që në Rregullorën e re të Kuvendit të përfshihen tri çështje nga fushëveprimtaria e presidentit: që presidenti i Kosovës kur e vlerëson të nevojshme, ka të drejtë të kërkojë nga kryetari i Kuvendit të thërret seancën e Kuvendit; që presidenti ka të drejtë të iniciojë para Kuvendit nxjerrjen e ligjeve ose të ndonjë akti tjetër të përgjithshëm juridik, si dhe përfaqësuesi i autorizuar i presidentit të merr pjesë ( si vëzhgues) në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.
Po sot, Kryesia ka vendosur që 20 për qind e mjeteve të dedikuara për financimin e partive politike tu ndahen në mënyrë të barabartë të shtatëmbëdhjetë partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht nga numri i votës ( më parë Komisioni për Buxhet dhe Financa kishte propozuar që 10 për qind e mjeteve të ndaheshin për partitë që i kanë fituar votat të përfaqësohen në Parlament).
Kryesia ka shqyrtuar edhe kërkesën e deputetit Emrush Xhemajli që në rendin e ditës të seancës së ardhshme, të shtrohet çështja e riorganizimit të pushtetit lokal. Një kërkesë e ngjashme ishte shtruar kohë më parë edhe nga grupi parlamentar i PDK-së, kurse Kryesia është pajtuar që ta shtrojë çështjen në seancë plenare. Është kërkuar edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që Kryesisë së Kuvendit t’i ofrohet gjithë dokumentacioni i përgatitur për decentralizimin.