Lajmet e fundit
Daci priti përfaqësuesit e Shoqatës për Naftën dhe Drivatet e saj
, 21.02.2005
Kryeparamentari Daci, po sot, ka pritur edhe një delegacion treanëtarësh të Shoqatës së Naftës dhe Derivateve të saj, të kryesuar nga Nazmi Bztyqi, kryetar i shoqatës dhe ka biseduar me te për problemet dhe vështirësitë gjatë importit të naftës dhe të produkteve të saj, si dhe problemet e distribuimit, të transportit dhe të llagerimit të derivateve të naftës.
Duke i prezantuar problemet e shumta në këtë veprimtari ekonomike, përfaqësuesit e Shoqatës kanë theksuar edhe humbjet që pëson Buxheti i Kosovës nga anomalitë në sferën e importit, të doganimit dhe distribuimit të produkteve të naftës. Ata kanë kërkuar nga kreu i legjislativit të vendit të ndikojë që të shpallet Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për naftën dhe derivatet e saj. Ata gjithashtu kanë kërkuar që të krijohet një komision i përbashkët nga Oda Ekonomike e Kosovës, Doganat e Kosovës, dhe Autoriteti Qendror Fiskal, për të përcjellë ecuritë e importit dhe të distribuimit të derivateve të naftës, me qëllim të shmangies së dukurive negative që e dëmtojnë Buxhetin e Kosovës.
Kryeparlamentari Daci është shprehur se institucionet e Kosovës dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit ë Përgjithshëm i OKB-së në Kosovë janë të disponuar të veprojnë bashkërisht për eliminimin e vështirësive në lëmin e legjislacionit. Në këtë kuadër, ka premtuar Daci, do të evitohen edhe pengesat që kanë shkaktuar vonesën e shpalljes së Ligjit për naftën dhe produktet e saj.