Lajmet e fundit

Kryetari Daci ngushëllon familjen e Rasim Domit dhe Shoqatën e Pensionistëve

, 22.02.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me rastin e vdekjes së Rasim Domit, iu dërgoi telegrame ngushëllimi familjes Domi dhe Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, duke theksuar punën dhe kontributin e veçantë të Rasim Domit në të mirën e Kosovës, e veçanërisht punën e tij në krye të Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, në përpjekjet që pensionistët kosovarë që dhanë djersën e mundin për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës, të kenë një organizim dhe një përkujdesje më të mirë dhe më me dinjitet nga institucionet e Kosovës.
Vepra dhe puna e Rasim Domit përherë do të kujtohen me respekt.