Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të EBU-së
, 28.02.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një delegacion të Unionit Evropian të Transmetimeve ( EBU), i kryesuar nga Arne Wessberg, kryetar i EBU-së, në përbarje të të cilit ishin edhe nënkryetarët Juan Buhigas e Boris Bergant dhe Gunnar Hoidahi, kryetar i Komisionit për programe informative të EBU-së. Temë bisede ka qenë ndihma e Unionit Evropian për Transmetime dhënë Radiotelevizionit të Kosovës dhe çështja e miratimit të ligjeve që rregullojnë punën e mediave dhe të transmetuesit publik. Kryeparlamentari Daci ka përshëndetur vullnetin e udhëheqësve të EBU-së për të ndihmuar Radiotelevizionin e Kosovës si transmetues publik i vendit dhe ka shprehur qëndrimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar Legjislacionin e nevojshëm në funksion të demokratizimit dhe profesionalizmit të mediave të lira. Daci është shprehur se Kosova nuk dëshiron të jetë e izoluar dhe në këtë kontekst bashkëpunimin me EBU-në e ka vlerësuar si afrim të përhershëm me Evropën dhe Amerikën.
Duhet të zhvillohen transmetuesit publikë, është shprehur kreu u legjislativit të vendit, por kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që RTK të jetë i pavarur nga individët dhe partitë, si dhe në te të punësohen profesionistë që e njohin punën e tyre dhe prezantojnë informacion të shpejtë, të saktë dhe cilësor, ka theksuar Daci.