Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 01.03.2005
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar, ka vendosur që të enjten e ardhshme, më 10 mars, të mbajë seancën parlamentare me të vetmen pikë të rendit të ditës: Reformimi i pushtetit lokal. Në vazhdim të seancës, ditën tjetër deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë katër projektligje: Projektligjin për teatrin, atë për Ujitjen e tokave, Projektligjin për kujdesin ndaj kafshëve dhe atë për Produktet e ndërtimit.
Kryeparlamrntari Daci ka pohuar në Kryesi se e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj lidhur me kërkesën e GP të PDK-së për interpelancë para deputetëve dhe se pret përgjigjen e kryeministrit.
Kryesia e Kuvendit, me shumicë votash, nuk e tumirë kërkesën e GP ORA për komisionin hetimor lidhur me shpenzimet buxhetore të Qeverisë për dhjetor 2004, por ka kaluar kërkesa e të njëjtit grup parlamentar për përpilimin e raportit për shpenzimet buxhetore të Kuvendit për vitin 2004.
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, kanë marrë vendim të ri për financimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, që shfuqizon vendimin nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, sipas të cilit 80 për qind e mjeteve do të ndaheshin sipas numrit të deputetëve të partisë së dhënë, kurse 20 për qind do të ndaheshin linearisht ndërmjet 17 subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të sotëm, buxheti prej 1.901.783 euro do të ndahet sipas numrit të deputetëve ndërmjet 17 subjektet politike në Kuvendin e Kosovës. Kryetari Daci, është munduar t’i bind anëtarët e Kryesisë se ndihma për subjektet e vogla nuk e dëmton Kuvendin e Kosovës, përkundrazi, por ka dominuar bindja se financimi duhet të bëhet sipas fuqisë së forcave politike.