Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci përgëzoi mjekët për stentin e parë koronar në Kosovë

, 07.03.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, përgëzoi mjekët kosovarë, Tefik Bekteshi e Basri Sejdiu dhe teknikët Ibrahim Azimoviq dhe Bujar Gashi për kryerjen me sukses të operacionit në zemër dhe të vendosjes së stentit në arterien koronare të pacientit në Spitalin e Vushtrisë. E cilësoj këtë si një arritje të shënuar të mjekësisë kosovare, si një sukses të njerëzve tanë, të profesionistëve dhe të shkencës, si një hap në rrjedhat bashkëkohore për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj, thuhet në telegramin e urimit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës , Nexhat Daci.