Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Nexhat Daci takoi udhëheqjen e LPK-së
, 09.03.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, pati sot një takim pune me udhëheqjen e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemjalin, kryetar dhe Gafurr Elshanin nënkryetar, ku u bisedua për gjendjen aktuale dhe kapërcimin e saj, pas shkuarjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Hagë.
Emrush Xhemajli i dha mbështjetje aktit burrëror të Haradinajt dhe përkrahu punën e institucioneve të Kosovës në vazhdimin e punës normale dhe për zgjedhjen e kryeministrit të Kosovës, sipas propozimit nga koalicioni qeverisës. Xhemajli kërkoi që të mos lihet vakum institucional dhe që zgjedhja e Qeverisë të bëhet sa më shpejt, sepse kjo tregon përgjegjësinë dhe ndihmon stabilitetin. Emrush Xhemajli gjithashtu kërkoi që kryetari Daci të mos japë dorëheqje, duke theksuar se njerëzit në këto momente nuk duhet të ligështohen, por t’ i kryejnë me përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim detyrat dhe obligimet që i kanë marrë nga vota e popullit.
Nexhat Daci e njoftoi udhëheqjen e LPK-së për punën e parlamentit dhe shprehu gatishmërinë që punët të kryhen sa më shpejt, duke u angazhuar se do të respektojë vendimet e partnerëve të koalicionit, si dhe dëshirën e porosinë e Ramush Haradinajt.