Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejta dhe interesa të komuniteteve dhe për kthim
, 14.03.2005
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të drejta dhe interesa të komuniteteve dhe për kthim,të cilin e kryesoi zonja Sanije Aliaj, nënkryetare e parë e Komisionit, mbajti sot mbledhje të rregullt, në të cilën përveç tjerash pati në rend dite edhe shqyrtimin e Projektligjit mbi ujitjen e tokave bujqësore, Projektligjin mbi mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Projektligjin mbi Prokurorinë, me amendamente.
Në mbledhjen e cekur anëtarët e Komisionit dhanë sugjerime dhe rekomandime të shumta në të tri projektligjet ,të cilat në fund u miratuan me ndryshime dhe plotësime. Në mbledhjen e cekur, anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe për Kthim morën unanimisht vendimin që t’i dërgohet ftesë PSSP z. Soren Jessen Petersen që Kryeministrit të Kosovës në dorëheqje, z. Ramush Haradinajt, të akuzuar nga ana e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, t’i jepen të gjitha garancitë që të mbrohet në liri.
Në fund të kësaj mbledhjeje të rregullt, anëtarët e Komisionit morën vendim që gjatë kësaj jave të vizitohet Kuvendi komunal i Deçanit dhe gjatë kësaj vizite të vizitohet edhe fshati Gllogjan, vendlindja e Ramush Haradinajt.