Lajmet e fundit
Daci priti udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë, Sergej Bazdnikin
, 14.03.2005
Kryeparlamentari Daci ka pritur sot, në një takim njohës, udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë, Sergej Bazdnikin, dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë. Funksionimin e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, Daci e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për informim objektiv nga dorë e parë.
Kreu i legjislativit të vendit ka shprehur synimet e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe ka shtuar se institucionet dhe qytetarët e Kosovës angazhohen për shtet ligjor, me të drejta të plota të qytetarëve të të gjitha komuniteteve. Daci, ndërkaq, ka lavdëruar punën e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se për njëqind ditët e saj ka realizuar më shumë se që ka realizuar Qeveria e mëparshme në gjithë mandatin qeverisës. Daci, ndërkaq, ka vlerësuar se mbajtja në arrest e zotit Haradinaj do të reflektohet negativisht në implementimin e standardeve.
Diplomati rus Bazdnikin ka shprehur qëndrimin e vendit të tij për një Kosovë multietnike dhe e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci se në fund të muajit Kosovën do ta vizitojë një delegacion i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Federatës Ruse. Ndërkaq në interesimin e mysafirit për arsyet e pjesëmarrjes së pamjaftueshme të serbëve në institucionet e Kosovës, Daci është përgjigjur se, fatkeqësisht, një pjesë e krerëve serbë në Kosovë janë të manipuluar nga Beogradi.